Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Ministri i Energjisë Sasha Mujoviq, duke folur për çmimin e energjisë elektrike, tha se e kanë obligim që deri në vitin 2027 ta rrisin çmimin e energjisë elektrike në standardin e BE-së prej 28 cent.
Ai thotë se qytetarët e Malit të Zi paguajnë një çmim shumë të ulët për energjinë aktive.
Mujoviq po ashtu pohoi se nuk guxon të rrezikohen kategoritë e cenueshme sociale dhe, siç thotë ai, nuk do ta ndjejnë rritjen e çmimit të rrymës.
Mujoviq ka theksuar se nëse kryeministri Millojko Spajiq ka thënë se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për vitin e ardhshëm, kjo do të respektohet.
“Kjo mangësi do të mbulohet nga buxheti që rritja të mos ndihet në llogari. Do të flas me kryeministrin për të parë se sa para duhen për ta mbuluar atë pjesë”, tha Mujoviq.
Këtë Mujoviq e tha në tryezën e rrumbullakët të Ministrisë së Energjisë në Villa Goricë, ku përmes 28 pikave prezantoi rezultatet e arritura në vitin 2024 dhe sfidat që vijojnë.
Në këtë aktivitet ishin të ftuar përfaqësues të të gjitha partive politike të përfaqësuara në Parlamentin e Malit të Zi, ndërsa në tryezën e rrumbullakët morën pjesë deputetët: Nikolla Rovçanin nga Demokratët, Dejan Gjuroviq nga Demokracia e re serbe, deputetja e pavarur Radinka Qinqur, si dhe Branka Markoviq nga klubi parlamentar Lëvizja „Evropa Tani“.