GJUKANOVIQ: I INKURAJUAR ME GATISHMËRINË E BRUKSELIT PËR TË NDIHMUAR MALIN E ZI TË DALË NGA KRIZA

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka takuar presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, në Tiranë, ku po mbahet Samiti Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor. „Një bisedë e shkëlqyer me Presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel. Një analizë e detajuar e shkaqeve dhe zgjidhjeve të mundshme për sfidat tona aktuale”, shkroi Gjukanoviq në Twitter. Ai tha se është inkurajuar nga gatishmëria e Brukselit për të ndihmuar Malin e Zi të dalë nga kriza dhe të konfirmojë pozicionin e tij si lider në integrim dhe një promovues i besueshëm i vlerave evropiane në rajon.

SHARE