FILLUAN PUNIMET NË RRETHRROTULLIM

Në njoftimin e Komunës së Tuzit thuhet që punimet në rrethërrotullimin në qendër të Tuzit kanë filluar, ashtu siç paralajmëruan kohë më parë. Projekti në fjalë realizohet në partneritet me kryeqytetin Podgorica dhe do përfundohet me sukses në afatin e planifikuar. Komuna e Tuzit lut qytetarët që të ken durim dhe mirëkuptim në komunikacion, derisa punimet të përfundohën. Vlera e investimit është 370,000 euro, nga të cilat 300,000 do të ndahen nga buxheti i kryeqytetit dhe pjesa tjetër nga komuna e Tuzit. Agjencia për Ndërtim dhe Zhvillim e Podgoricës është përgjegjëse për punimet.

SHARE