MBI 31 MIJË KONTROLLE INSPEKTUESE NË MAL TË ZI GJATË VERËS SË VITIT 2025

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Nga 1 qershori deri më 30 shtator 2025, inspektoratet në Mal të Zi kanë kryer gjithsej 31.293 kontrolle inspektuese, bëhet e ditur nga Kabineti i zëvendëskryeministrit për infrastrukturë dhe zhvillim rajonal, Millun Zogoviq.

Sipas të dhënave nga Trupi Koordinues për harmonizimin dhe monitorimin e mbikëqyrjeve inspektuese, gjatë kësaj periudhe janë realizuar:

  • 24.222 kontrolle të rregullta,
  • 2.918 kontrolle me iniciativë,
  • dhe 4.153 kontrolle të përsëritura, për të verifikuar nëse subjektet kanë korrigjuar parregullsitë e konstatuara më herët.

Gjatë kontrolleve janë zbuluar 12.279 parregullsi, për të cilat janë lëshuar 12.719 gjoba, në një vlerë totale prej 5.891.796,94 eurosh.

Nga kjo shumë, 5.805.946,94 euro janë gjoba të shqiptuara me urdhër kundërvajtës, ndërsa 85.850 euro me vendime të veçanta.

Në të njëjtën periudhë janë paraqitur 162 kërkesa për fillimin e procedurave kundërvajtëse në gjykatat kompetente, në një vlerë totale prej 179.550 eurosh.

Në fushën e tregtisë së jashtme, Inspektorati Sanitar, Fitosanitar, i Ushqimit dhe Veterinar kanë nxjerrë gjithsej 24.015 vendime, nga të cilat janë arkëtuar 894.481,19 euro për kontrolle.

Po ashtu, këto inspektorate kanë lëshuar 2.799 certifikata dhe vërtetime, për të cilat janë mbledhur 30.774,80 euro.

Në përgjithësi, raporti tregon se inspektoratet kanë realizuar rezultate të konsiderueshme dhe kanë intensifikuar ndjeshëm aktivitetet e kontrollit gjatë muajve të verës së vitit 2025.

SHARE