MALI I ZI SHPALL DITË ZIE PËR TRAGJEDINË NË TUZLLA

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Sot është ditë zie në Mal të Zi për shkak të humbjes tragjike të qytetarëve dhe qytetareve që humbën jetën në zjarrin në Shtëpinë e Pensionistëve në Tuzlla. Vendimi u mor dje nga Qeveria e Malit të Zi.

Sipas tyre, vendimi u mor pas marrjes së miratimeve nga shumica e anëtarëve.

“Në ditën e zisë, në përputhje me Ligjin për simbolet shtetërore dhe Ditën e Shtetit, flamujt do të ulen në gjysmë shtize në të gjitha ndërtesat e organeve shtetërore, organet e vetëqeverisjes lokale dhe institucionet publike. Në përputhje me vendimin, në ditën e zisë nuk do të zhvillohen programe publike, kulturore dhe argëtuese në hapësira publike, ndërsa në objektet e gastronomisë nuk do të transmetohet muzikë. Mediat elektronike dhe të tjera janë të detyruara të përshtatin përmbajtjen e programeve të tyre me shënimin e ditës së zisë”, thuhet në njoftim.

Presidenti dhe anëtarët e Qeverisë së Malit të Zi shprehën ngushëllimet e thella familjeve të viktimave, kryetarit të Tuzlës, Zijad Lugaviq, qytetarëve të saj, si dhe presidentes së Këshillit të Ministrave Borjana Krishto dhe të gjithë qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Vlen të kujtohet se të paktën 11 persona kanë humbur jetën, ndërsa 38 janë plagosur në zjarrin e madh që shpërtheu të martën rreth orës 20:45 në katin e shtatë të Shtëpisë së Pensionistëve në Tuzlla.

SHARE