DRONËT NË BELGJIKË, NDËRHYN NATO: TANI DO MERREN ME NE

NATO-ja ka premtuar të ndihmojë Belgjikën e përballur me shkelje të hapësirës së saj ajrore nga dronë që shkaktuan pështjellim në aeroportin e Brukselit, pasi kishin kaluar mbi disa baza ushtarake.

Sekretari i Përgjithshëm i aleancës i diskutoi incidentet me ministrin belg të mbrojtjes, Theo Francken, dhe premtoi ndihmën e NATO-s. Takimi erdhi pasi tre aeroportet e Belgjikës në Bruksel, Liezh dhe Charleroi, u mbyllën për rreth dy orë në mbrëmjen e 4 nëntorit, pasi mjete ajrore pa pilot u vunë re mbi hapësirën e tyre ajrore.

“Sekretari i përgjithshëm i NATO-s foli me Ministrin belg të Mbrojtjes i cili dha një përditësim mbi pamjet e fundit të dronëve në Belgjikë. Aleatët po ofrojnë mbështetje të mirëpritur për t’iu përgjigjur sfidës”, thuhet në deklaratën e lëshuar prej aleancës.

Sipas Francken, dronë të paidentifikuar u panë mbi bazën ajrore Florennes, ku janë të stacionuar avionët luftarakë F-35 të SHBA-së të dorëzuar së fundmi, dhe Kleine Brogel, e cila ruan armë bërthamore taktike amerikane.

Sot ndërkohë, kanë dalë raportime të reja për dronë mbi baza ushtarake. Këshilli i Sigurisë kombëtare i Belgjikës do të mbajë një takim urgjent, pasi pamjet e dronëve në aeroporte shkaktuan kaos për udhëtarët dhe ngjallën shqetësime për sigurinë.

SHARE