SPAJIQ – MEKEN: FORCIMI I DIALOGUT ËSHTË NJË MESAZH I MIRË I PJEKURISË POLITIKE TË SHOQËRISË

Marrëdhëniet e mira fqinjësore, harmonia multietnike dhe shumë-fetare përfaqësojnë pasurinë e Malit të Zi që duhet ruajtur, theksuan kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq dhe ambasadorja britanike Don McCann.

Kryeministri Spajiq ka pritur sot ambasadoren britanike në Mal të Zi, me të cilen ka biseduar për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh, por edhe për zbatimin e programit të punës së Qeverisë së 44-të.

Ai e njoftoi ambasadoren për aktivitetet për përgatitjen e Regjistrimit të ardhshëm dhe tha se qëllimi i Qeverisë është që procesi të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës dhe se nesër do të vazhdojë diskutimet me partnerët për këtë temë.

Ambasadorja britanike McCann falënderoi kryeministrin për pritjen dhe vuri në dukje se dialogu me opozitën, sektorin joqeveritar dhe përfaqësuesit e pakicave është mesazh për pjekurinë politike të shoqërisë dhe shprehu besimin se do t’i japë një impuls të mirë proceseve të rëndësishme të ardhshme.

Në takim u vlerësua se për zbatimin e agjendës së reformës rëndësi kyçe ka fakti që Kuvendi punon me kapacitet të plotë, si dhe se mbështetja e pushtetit ekzekutiv në këtë kuadër është e padiskutueshme.

Një nga detyrat më të rëndësishme, në këtë kuptim, është zgjedhja e Prokurorit të Lartë të Shtetit, anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe gjyqtarit të shtatë të Gjykatës Kushtetuese.

“Qeveria do t’i japë mbështetje të plotë dhe të qartë punës së prokurorisë. Së pari duhet të përmirësohen sa më shpejt kushtet e punës së punonjësve si dhe siguria e tyre”, tha kryeministri.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për situatën aktuale dhe ranë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

SHARE