NGA MESNATA BENZINA ËSHTË MË E LIRË NJË CENT, NDËRSA NAFTA TRE CENT

Të gjitha llojet e karburanteve do të jenë më të lira në Mal të Zi nga mesnata, njoftoi Ministria e Energjisë dhe Minierave.

Një litër i të dy llojeve të benzinës do të jetë më i lirë për një cent, ndërsa naftë për tre cent.

Në 15 ditët e ardhshme një litër BMB 98 do të kushtojë 1.57 euro, BMB 95 1.53 euro, Eurodieseli 1.55 euro.

“Sipas përcaktimeve të Rregullores për mënyrën dhe nivelin e elementeve në bazë të të cilave formohen çmimet maksimale të derivateve të naftës, llogaritja e radhës do të bëhet më 20 nëntor, mundësisht çmimet e ndryshuara të derivateve të naftës do të vlejnë nga 21 nëntor 2023”, përfundon deklarata e Ministrisë së Energjisë dhe Minierave.  

SHARE