MALI I ZI MORI MIRATIMIN PËR ORGANIZIMIN E SAMITIT TË ARDHSHËM TË PROCESIT BRDO-BRIONI

Me propozim të Sllovenisë, Mali i Zi ka marrë miratimin për organizimin e samitit të radhës të procesit Brdo-Brioni në Mal të Zi, u bë e ditur pas takimit të presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviq dhe Presidentes së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar.

Kabineti i Millatoviqit deklaroi se është rënë dakord që vitin e ardhshëm Mali i Zi të jetë nikoqir i një forumi të madh ekonomik mes dy vendeve.

Dy zyrtarët vlerësuan se marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Sllovenisë janë të shkëlqyera dhe të bazuara në parimet e miqësisë, çiltërsisë dhe mbështetjes reciproke.

Ai falënderoi Slloveninë për afirmimin e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor, e cila, siç tha ai, është garancia e vetme e stabilitetit të rajonit.

“Tani që ne si shoqëri jemi të vendosur të përshpejtojmë reformat me synimin për të hyrë sa më shpejt në Bashkimin Evropian, për ne është e rëndësishme që Sllovenia të jetë zëri dhe promotori ynë, sepse anëtarësimi i Malit të Zi do të ishte një sinjal pozitiv që procesi i zgjerimit është i gjallë, dhe në këtë kontekst një mesazh i mirë për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Lindore”, tha presidenti Millatoviq.

SHARE