Këngëtari i njohur shqiptar, Ramadan Krasniqi – Dani, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor në bashkëpunim.
Ai kësaj radhe ka bashkuar forcat me artistin nga Shqipëria, Florian Tufallari.
“Kthema” mban titullin kënga e tyre e re, e cila është folklorike me ritme popullore.
Muzika është punuar nga Sardi Mneri në studion Monkey Music, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur Deyzoh.
“Kthema” është vizualizuar edhe me një klip, xhirimet e të cilit janë kryer në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.
Dani është i njohur për hitet e tij të panumërta dhe bashkëpunimet e suksesshme, gjersa Floriani është në fillimet e karrierës dhe duket një emër mjaft premtues. /Telegrafi/