NGA NESËR BENZINA MË LIRË, ÇMIMET E TJERA PA NDRYSHIME

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Ministria e Energjisë dhe Minierave njoftoi se nga mesnata çmimi i benzinës do të ulet për dy cent.

Litra e Eurosuper 95 do të kushtojë 1.42 euro për 15 ditët e ardhshme, ndërsa Eurosuper 98 do të jetë 1.45 euro.

Çmimet e Eurodizelit dhe vajit për ngrohje mbeten të pandryshuara, respektivisht Eurodizeli do të qëndrojë në 1.34 euro për litër, ndërsa vaji për ngrohje në 1.28 euro.

Ndryshimi i fundit i çmimeve të karburanteve ishte më 23 shtator, kur çmimi i Eurosuper 95 u rrit për një cent.

Sipas rregullores në fuqi, përllogaritja e radhës së çmimeve do të bëhet më 20 tetor, ndërsa çmimet e reja eventuale do të hyjnë në fuqi më 21 tetor.

SHARE