SHBA RINIS DËBIMIN DIREKT TË EMIGRANTËVE TË PALIGJSHËM

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden do të rinisë dëbimet e drejtpërdrejta të emigrantëve të paligjshëm në vendet e tyre, pas një shtimi të ndjeshëm të numrit të numrit të klandestinëve muajt e fundit.

Sipas PBS, procesi pritet të rifillojë së shpejti, edhe pse zyrtarët në SHBA nuk kanë dhënë ende detaje specifike mbi kohën se kur do të rikthehen këto fluturime. Ata thanë për AP se nuk janë të autorizuar të zbulojnë detajet e planit të qeverisë dhe folën për median e njohur në kushte anonimati.

Vendimi për rikthimin e deportimeve direkte vjen pak pasi qeveria amerikane e rriti statusin e mbrojtjes për venezueljanët që mbërrijnë në tokën amerikane. PBS shpjegon se mbrojtja do të mbulojë personat që kanë hyrë në SHBA përpara 31 korrikut të këtij viti, por jo për ata që kanë mbërritur pas kësaj date. Fluksi i emigrantëvë që hyjnë nga SHBA pësoi një rritje te ndjeshme së fundi, duke shtyrë rikthimin e një mase të pezulluar prej vitesh, sidomos për emigrantët e parregullt nga Venezuela.

“Ne i kemi identifikuar tashmë personat që po ndalojmë dhe që do të dëbohen shumë shpejt”, pohoi një prej zyrtarëve në fjalë. Më herët, presidenti Biden i dha dritën jeshile ndërtimit të një seksioni të ri të murit në kufi me Meksikën, i cili qe nisur nga paraardhësi i tij, Donald Trump, e që asokohe pati hasur në rezistencën e ashpër të demokratëve.

SHARE