VULLETIQ DHE BERISHAJ FITUAN MEDALJE BRONZI NË KAMPIONATIN EVROPIAN TË RIGËS

Përfaqësuesit e Malit të Zi në Taekwondo, Vuk Vulletiq dhe Andrea Berishaj fituan medalje bronzi në Kampionatin Evropian të Rigës, në kategoritë olimpike. Vulletiq fitoi medaljen në kategorinë deri në 73 kilogramë pas tri fitoreve. Berishaj fitoi medaljen në kategorinë deri në 63 kilogramë dhe deri në gjysmëfinale arriti me fitore ndaj Alba Murillo Tarago të Spanjës dhe Augusta Klimantaviciuta nga Lituania. Anëtarja e Besës u mposht nga francezja Alexana Fournier në ndeshjen për finale. Nënkampionia e botës për të rinj, Angjella Berishaj mbeti pa medalje. Ajo ishte e lirë në startin e garës në kategorinë mbi 63 kilogramë, në raundin e dytë mundi ukrainasen Polina Kucheriyava, ndërsa në gjysmëfinale dhe medaljen e humbi nga Jelissa Engona Enkema nga Spanja. Trajneri i Besës, Nikolla Gegaj, tha se përfaqësuesit e Malit të Zi ka pasur një paraqitje të shkëlqyer dhe kanë arritur një rezultat të madh. “Pas tri fitoreve mbresëlënëse, Vulletiq ngeci në gjysmëfinale. Lëndimi dhe mungesa prej dy muajsh kanë bërë që ai të mos japë edhe më shumë. Andrea ka pasur avantazhin në ndeshjen gjysmëfinale, por për shkakë të papërvojës e pagoi esnafin”, tha Gegaj për agjencinë MINA. Sipas tij, edhe lodhja ka ndikuar që Angjella Berishaj të mos tregojë gjithçka që di. “Ajo ndihej e lodhur sepse kishte katër gara të rëndësishme në dy javë”, tha Gegaj.

SHARE