QYTETARËVE TË MALIT TË ZI TU MUNDËSOHET TRAJTIMI NË TURQI

Qeveria e Malit të Zi është veçanërisht e interesuar në përfundimin e një marrëveshjeje për ofrimin e shërbimeve me institucionet shtetërore shëndetësore të Republikës së Turqisë, e cila do të mundësonte trajtimin e një numri të caktuar të qytetarëve të Malit të Zi në atë vend.  Kjo u njoftua nga Ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq pas takimit me Ministrin e Shëndetësisë të Turqisë Fahretin Koxh. “Vazhdimi i bashkëpunimit, në fushën e shëndetësisë, paraqet një mundësi për ne që të përmirësojmë kapacitetet tona,” theksoi Boroviniq Bojoviq. “Ne propozojmë që një komitet i përbashkët pune të rinovohet në të ardhmen e afërt, i cili do të kujdeset për zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta, dhe anëtarët e të cilit do të ishin përfaqësues të dy ministrive, si dhe drejtues të institucioneve kryesore shëndetësore,” tha ministrja.

SHARE