Koalicioni “Bashkë nji za” i përbërë nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH), Partia Demokratike (PD) dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi (LDnëMZ), nuk ka marrë ende një ftesë zyrtare për të negociuar pjesëmarrjen në qeverinë e re. Bartësi i këtij koalicioni, Fatmir Gjeka, tha për “Dan” se ai e pret ftesën, sepse rregullat dhe praktika demokratike e diktojnë ashtu.“Ne ende nuk kemi marrë asnjë ftesë. Mendojmë se është rregull dhe praktika demokratike e diktojnë që kryeministri i ardhshëm të zhvillojë bisedime me të gjitha partitë dhe koalicionet që kanë deputetë në parlamentin e shtetit. “Hapat tanë të mëtejshëm do të varen nga formati i qeverisë së ardhshme dhe dinamika politike,” tha Gjeka për gazetën DAN. Gjeka sot për gazetën Vijesti deklaroi se nuk do ta kushtëzojnë Qeverin e re me pozitat e Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, siç është shkruar në media. Përbërësi tjetër i këti koalicioni, kryetari i UDSH-së, Mehmet Zenka ka dalur sot me kumtesë duke informuar opinionin që nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re. Mehmet Zenka kryetarë i UDSH-së nuk bahet pjesë e koalicionit ku marrin pjesë ato parti (prosrbe) të cilat për program të vetë kanë negacijonin e të gjithë atyre vlera për të cilat UDSH-ja tash tri dekada politikisht lufton, ka deklaruar Zenka.