TUBIM PROTESTUES ME 14 SHTATOR PËR SHKAK TË EKOCIDIT

Përfaqësuesit e Shoqatës së Adës së Bunës kanë marrë vendim në mbledhjen e të mërkurës që të shtunën (14 shtator) të organizojnë një tubim protestues me fillim nga ora 17:00 për shkak të derdhjes së feçeve nga Republika e Shqipërisë në Bunë.

Siç thuhet në njoftim, tubimi protestues është raportuar të premten në Sektorin e Sigurisë së Ulqinit.

Vendtakimi do të jetë në zgjerimin përballë restorantit (bregu i djathtë – menjëherë para urës në lumin Buna)”, theksohet në njoftimin për media dhe shtohet: “Ju kërkojmë që të përgjigjeni sa më shumë që të jetë e mundur për t’u dërguar një mesazh të fortë autoriteteve kompetente se duhen marrë masa urgjente për të parandaluar ekocidin.

SHARE