Sipas informacioneve të Organizatës Turistike, vizitat në rivierën e Ulqinit vazhdojnë edhe këto ditë.
Siç thuhet në njoftim, në fillim të shtatorit në territorin e Ulqinit po qëndrojnë 19.989 turistë, prej të cilëve dy të tretat, ose 13.969 janë në akomodime private.
Shtohet se në hotele janë 5.093 turistë ndërsa në kampe dhe resorte 927.