DERI NË FUND TË VITIT PLANIFIKOHET TË MBYLLEN KATËR KAPITUJ, AFATET VAREN NGA REZULTATET

Komisioni Evropian (KE) bëri një vlerësim të dinamikës së mbylljes së kapitujve të negociatave me Malin e Zi deri në fund të vitit 2026, të cilin autoritetet në Podgoricë e përcaktuan si afat për përfundimin e negociatave.

Në udhërrëfyesin, që korrespondenti i RTMZ nga Brukseli kishte akses, është planifikuar që deri në fund të këtij viti, Mali i Zi të mbyllë katër kapituj të negociatave – kapitulli 7 (Ligji i Pronësisë Intelektuale), kapitulli 10 (Shoqëria e Informacionit dhe Medias), kapitulli 20 (Sipërmarrja dhe Politika Industriale), si dhe kapitulli 31, i cili i referohet Politikës së Jashtme, Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Edhe pse ambiciet e Malit të Zi ishin për t’i dhënë fund negociatave në kapitullin 1 – Liria e lëvizjes së mallrave deri në fund të vitit, Komisioni Evropian megjithatë vlerëson se kapitulli mund të jetë gati për mbyllje vetëm në tremujorin e parë të vitit 2026.

Për vitin e ardhshëm, plani është mbyllja e gjashtë kapitujve të negociatave, përkatësisht kapitulli 5 – Prokurimi Publik në gjysmën e parë të vitit, ndërsa deri në fund të vitit 2025, standardet përfundimtare, siç parashikohet, mund të përmbusheshin në kapitujt: E drejta për të krijuar një shoqëri dhe liria për të ofruar shërbime, Liria e lëvizjes së kapitalit, E drejta tregtare, Bujqësia dhe Zhvillimi Rural dhe Peshkimi.

Kapitujt e tjerë të negociatave duhet të mbyllen në vitin 2026, nga të cilët numri më i madh – dhjetë në tremujorin e fundit të vitit.

Megjithatë, siç u tha, situata aktuale kur bëhet fjalë për kornizën kohore do të varet nga rezultatet e dhëna nga Mali i Zi dhe vlerësimet e vendeve anëtare dhe mund të ndryshojnë nga 3-6 muaj.

Ky vlerësim nuk i referohet kapitujve të planifikuar për mbyllje në fund të vitit 2026, që është afati politik për mbylljen e kapitullit të vendosur nga administrata malazeze.

Pas mbylljes së kapitullit të fundit, do duhen rreth dy vite të tjera që vendet e BE-së të ratifikojnë vendimin për anëtarësim.

Plani i Malit të Zi është që negociatat në të gjithë kapitujt të përfundojnë deri në fund të vitit 2026, në mënyrë që vendi të bëhet anëtari i 28-të i BE-së në vitin 2028.

Komisioni Evropian vlerëson shkallën e përmbushjes së kritereve për mbylljen e kapitujve, ndërsa vendimi përfundimtar është në kompetencë të shteteve anëtare dhe merret në mënyrë unanime.

Mali i Zi deri më tani ka mbyllur tre kapituj, ndërsa të gjithë kapitujt e tjerë të negociatave, tridhjetë prej tyre, janë hapur.

Pas takimit Ndërqeveritar të mbajtur më 26 qershor në Bruksel, ku u plotësuan kriteret kalimtare në kapitujt e drejtësisë dhe të drejtave themelore (23) dhe drejtësisë, lirisë dhe sigurisë (24), Mali i Zi nuk ka asnjë pengesë formale për mbylljen e kapitujve të tjerë të negociatave.

SHARE