AKSIONI “ÇMIME TË KUFIZUARA” FILLON SOT

Aksioni „Çmime të kufizuara“ do të nisë sot dhe do të zgjasë deri më 31 janar të vitit të ardhshëm.

Aksioni përfshin kufizimin e marzheve për produktet me rëndësi të veçantë për jetën dhe shëndetin e njerëzve dhe përmban një listë me 71 produkte.

Aksioni zbatohet për të gjithë artikujt e të gjithë prodhuesve nga kategoria e caktuar e produktit.

Theks i veçantë është vënë tek produktet e prodhuesve vendas, gjë që forcon gjithashtu ekonominë vendase, rrit konkurrencën e ekonomisë vendase dhe i bën produktet vendase të disponueshme dhe më të përballueshme.

Aksioni nuk përfshin dyqanet me pakicë, objektet e shitjes së të cilave në territorin e Malit të Zi nuk e kalojnë një sipërfaqe totale prej 600 metrash katrorë.

Lista e produkteve është zgjeruar me rreth 60 për qind krahasuar me listën e muajit mars, ku përfshiheshin 43 produkte.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj, ka thënë më herët se të gjitha dyqanet kanë pasur kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur dhe është krijuar një logo paksa e modifikuar që do të përdoret në dyqane për të shënuar artikujt që do të jenë me zbritje.

“Janë përgatitur edhe njoftime për qytetarët në mënyrë që edhe ata të informohen për të gjitha produktet që do të jenë me çmim të limituar”, tha Gjeloshaj në konferencën për media të enjten.

Qytetarët do të informohen me SMS dhe janë duke u përgatitur fletushka që do t’u shpërndahen pothuajse të gjitha amvisërive në Mal të Zi.

Qytetarët do të mund të denoncojnë çdo tregti që nuk respekton vendimin dhe Inspeksioni i Tregut do të bëjë punën e vetë.  

SHARE