Shkollat në Mal të Zi së shpejti do të marrin asistentë që do të ndihmojnë stafin në parandalimin e dhunës dhe vandalizmit.
Siç u publikua në dokumentin e Qeverisë së Malit të Zi, asistentët do të aftësohen në Akademinë e Policisë në Danillovgrad dhe trajnimi do të zgjasë për 35 ditë.
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë deri më 29 shtator, dhe trajnimi do të fillojë në 2 tetor.
Numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve në program duhet të jetë 20.
Kandidatët duhet të kenë kaluar provimin për menaxhimin e kategorive “B” të automjeteve, certifikatën e nënshtetësisë malazeze dhe dëshmin e Kapacitetit Psikofizik dhe Shëndetësor.