ABAZOVIQ: PËRGATITNI NJË PROPOZIM PËR MASAT E KURSIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE SA MË SHPEJT TË JETË E MUNDUR

Ministria e Investimeve Kapitale duhet të përgatisë sa më parë propozimin për masat e kursimit të energjisë, ka paralajmëruar kryeministri në mandatin teknik, Dritan Abazoviq. “Nuk po flas këtu për personat privatë dhe amvisëritë, por të paktën ajo që është në domenin publik, që është shfrytëzimi i sektorit publik përmes ndriçimit publik dhe ajo që përdoret nga Qeveria, mendoj se duhet të përpiqemi të jemi racionalë,“ tha Abazoviq në seancën e Qeverisë .Ai përkujtoi se qytetarët e Malit të Zi aktualisht paguajnë çmimin e rrymës, i cili është 12 herë më i ulët se ai që paguan shteti për import. “Kjo çon në akumulimin e humbjeve, të cilat duhet të kompensohen nëse situata hidrologjike në vjeshtë është ashtu siç duhet. Nëse ka nivele më të larta të ujit dhe më shumë shi, atëherë mund ta kthejmë timonin dhe të justifikojmë ato minuse që janë bërë gjatë muajve të verës”, tha Abazoviq. Duke qenë se çmimi i rrymës po rritet shumë, ai konsideron se është jashtëzakonisht e udhës që MIK të dalë me një propozim për kursimin e energjisë elektrike dhe se ky apel shkon edhe për qytetarët. Infrastruktura e teknologjisë së informacionit (IT) e Qeverisë ka pësuar sulmet më të rënda të hakerëve prej ditësh. Për shkak të sulmeve të hakerëve nuk funksionojnë ueb-faqet dhe e-mailet e ministrive dhe institucioneve të tjera si: prokuroritë, kadastra, të hyrat dhe dogana, për këtë arsye nuk funksionon lëshimi i faturave fiskale. Po ashtu, një pjesë e kompjuterit të administratës publike është jashtë funksionit sepse përfshirja kërkon një analizë të detajuar. “Ngadalë do të fillojë të ngrihet sistemi, kam informacion nga ministri Dukaj. Rezultatet e para i presim në fund të javës. Gjëja më e rëndësishme është mbrojtja e rrjetit të administratës publike. Sistemet do të ngrihen në një nivel më të lartë se sa ishte më parë”, tha Abazoviq. Sistemi shëndetësor në Mal të Zi është në gjendje të keqe financiare dhe gjendja është alarmante, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë në mandatin teknik Dragosllav Shqekiq. Ai në seancën e Qeverisë tha se projekti Evropa Tani kërcënon funksionimin e plotë të sistemit shëndetësor. „Para së gjithash, mjetet e kërkuara nga Fondi nuk janë siguruar për vitin e kaluar, prandaj nuk kanë mundur të shlyhen borxhet që kanë lindur dhjetë vjet më parë, e as obligimet aktuale nuk kanë mundur të sigurohen”, tha Shqekiq. Ai tha se falë sjelljes së papërgjegjshme të ish-ministrit të financave, Millojko Spajiq, “kemi një situatë ku nuk mund të paguajmë obligimet tona për furnizim me barna”. Ai ka theksuar se me ato vendime duhet të merret prokuroria. “Montefarm nuk mund të paguajë borxhet ndaj shitësve me shumicë dhe ato kanë të bëjnë me pacientët më të vështirë”, tha ministri i Shëndetësisë. Shqekiq apeloi deputetët që sa më shpejt të miratojnë ribalancimin e buxhetit që të mos rrezikohet sistemi shëndetësor.

SHARE