MILLATOVIQ: MË 20 GUSHT SEANCA E KËSHILLIT PËR MBROJTJE DHE SIGURI

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka caktuar seancën e Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë për të martën, më 20 gusht 2024.

“Anëtarët e Këshillit do të shqyrtojnë Raportin për gjendjen në Ushtrinë e Malit të Zi për vitin 2023, Raportin për përdorimin e njësive, përkatësisht pjesëtarëve të Ushtrisë së Malit të Zi në forcat ndërkombëtare, misionet paqeruajtëse dhe aktivitete të tjera jashtë vendit për vitin 2023 si dhe Raportin për pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Ushtrisë së Malit të Zi në stërvitje dhe kurs trajnimi jashtë vendit të gradës së lartë në vitin 2023”, njoftoi Zyra e Presidentit të Shtetit.

Siç shtojnë ata, në seancë do të diskutohet edhe Propozimi për vendim për angazhimin e pjesëtarëve të Ushtrisë së Malit të Zi si pjesë e misionit të ndihmës ushtarake të Bashkimit Evropian për mbështetjen e Ukrainës.

Këshilli do të shqyrtojë edhe propozimet për vendime të Ministrisë së Mbrojtjes për emërimet, shkarkimet, emërimet dhe ngritjet në detyrë të oficerëve të Ushtrisë, si dhe çështje të tjera në juridiksionin e saj.

SHARE