GJELOSHAJ: NUK DO TË LEJOJ QË AGJENCIA PËR KOMUNIKIME ELEKTRONIKE TË JETË NËN KONTROLLIN E TREGTISË POLITIKE DHE NDIKIMIT TË HUAJ

Këshilli aktual i Agjencisë për Komunikime Elektronike është zgjedhur nga tregtia politike, një ligj i vjetër problematik, jo të gjithë anëtarët e Këshillit i plotësojnë kushtet edhe sipas ligjit aktual dhe përderisa i kam të gjitha këto njohuri, sigurisht që do të kontribuoj që ky institucion të mos vihet nën kontrollin e tregtisë politike dhe ndikimit të jashtëm, theksoi zëvendëskryeministri i Qeverisë për Politikë Ekonomike dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik Nik Gjeloshaj.

Gjeloshaj theksoi se Agjencia për Komunikime Elektronike, në kohën e zhvillimit të madh teknologjik, duhet të mbetet e përkushtuar ndaj interesit shtetëror të Malit të Zi.

“Derisa të jem zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit të Malit të Zi do të bëj gjithçka për të ruajtur interesin shtetëror të Malit të Zi në zgjidhjet ligjore. Këshilli nuk mundet, dhe me mbështetjen time nuk do të jetë nën kontrollin e shteteve të huaja dhe shërbimeve të tyre të sigurisë, por as të operatorëve që duhet të kontrollojnë”, tha ai.

Ai vuri në dukje se ligji i ri vendos kushte më të rrepta dhe më profesionale për Këshillin.

“Më së paku duhet të shqetësohen profesor Radulloviq dhe drejtori i Agjencisë Grguroviq, sepse edhe ata duhet të mbrojnë interesin shtetëror të Malit të Zi, jo të dikujt tjetër, e sidomos të mashtrojnë opinionin e mos të tregojnë të vërtetën, se edhe dokumentacioni i anëtarëve të Këshillit është i pakompletuar dhe se është bërë sipas parimit të tregtisë politike”, ka theksuar Gjeloshaj.

Gjeloshaj tha se ligji i ri i propozuar rrit pavarësinë, ekspertizën, kontrollin e dyfishtë të zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit dhe vetëm e rrit më tej pavarësinë e Këshillit, por ajo që është e rëndësishme, ruhet interesi shtetëror i Malit të Zi.  

“Në mes të asaj që të punoj për vendet e huaja dhe operatorët e interesuar, përderisa do të jem në këtë funksion, unë do zgjedh që të jem në krah të vendit që përfaqësoj”, përfundoi ai.

SHARE