SHBA NDIHMON MALIN E ZI NË LUFTËN KUNDËR DEZINFORMATAVE

Matthew Palmer, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA dhe Përfaqësuesi Special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, tha se Shtetet e Bashkuara po bëjnë gjithçka mundet për të ndihmuar Malin e Zi të luftojë dezinformimin.

Palmer, gjatë bisedimeve për situatën në Ballkanin Perëndimor tha që Shtetet e Bashkuara po ndihmonin Malin e Zi të zhvillojë kapacitetet për të identifikuar dezinformimin.

Ai thekson se ndihma ka disa aspekte.

“Një pjesë e kësaj mbështetje është e një natyre teknike, por reflektohet edhe në zhvillimin e aftësisë për të monitoruar hapësirën në të cilën rrjedhin informacionet në mënyrë që informacioni të dezinformohet. Ne gjithashtu ndihmojmë në zhvillimin e kundër-narrativave. Nga këndvështrimi ynë, kur vërejmë aplikimin e këtij lloji të fushatës në Mal të Zi, ose gjetiu në rajon – ne do të tërheqim vëmendjen për këtë dhe do të ndihmojmë për të ndarë të vërtetën nga dezinformatat. Në mënyrë që të bëhet më e vështirë për palët që përdorin informacionin të nxisin mosbesim,” përfundon Palmer.

Zëri i Amerikës kujton që Qendra e NATO-s për Përsosmëri për Komunikim Strategjik (STRATCOMCOE) publikoi në maj një publikim në të cilin analizoi mekanizmat e përdorur nga agjensitë shtetërore ruse dhe media për të përhapur narracione që synojnë të ngadalësojnë integrimin euro-atlantik të Ballkanit dhe polarizimin në mes të popullatës.

SHARE