CIKLONI “POLY” PARALIZON HOLANDËN

Një stuhi e fuqishme ka shkaktuar dëme të mëdha në Holandë. I quajtur “Poly” cikloni i fuqishëm është shoqëruar me erëra deri në 145 km/h.

Dhjetëra persona mbetën të plagosur, ndërsa një grua 51 vjeç humbi jetën.

Pamjet video nga Amsterdami treguan pemë të rrëzuara.

Në Haarlem situata është më kritike pasi stuhia ka dëmtuar makina dhe varka përgjatë kanaleve të qytetit.

Instituti Kombëtar i Meteorologjisë vendosi alarmin e kuq duke u kërkuar njerëzve që të mos dalin nga shtëpitë e tyre pasi stuhia mund të intensifikohet.

“Poly”, është cikloni më i madh që ka parë ndonjëherë Holanda gjatë muajve të verës dhe më i forti që nga Janari 2018.

Aeroporti Schiphol i Amsterdamit, një nga qendrat më të ngarkuara të Evropës, anuloi më shumë se 400 fluturime.

Gjithashtu edhe trenat ndaluan të gjitha shërbimet në veri të vendit dhe një autostradë në veri të Amsterdamit u mbyll për shkak të rënies së pemëve. Stuhitë e forta në Holandë zakonisht ndodhin midis Tetorit dhe Prillit.

Një ditë më parë edhe Valencia u prek nga moti i keq ku shiu i fuqishëm bllokoi disa rrugë.

SHARE