ABAZOVIQ: DERI NË FUND TË SHTATORIT, MBI 100 PUNONJËS NË DOK LUNDRUES

Më shumë se njëqind persona, kryesisht nga Mali i Zi, do të punësohen në dok lundrues për riparimin e superjahteve në Bijela deri në fund të shtatorit, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Ai së bashku me menaxhmentin e kompanisë “Adriatic 42”, në krye me kryetarin e Bordit të Drejtorëve, Rado Antolloviq, kanë vizituar projektin në Bijela, në të cilin deri më tani janë investuar rreth 40 milionë euro dhe dhe që synon të ringjallë industrinë e ndërtimit të anijeve dhe riparimeve. “Ne kemi një nga portet më të mëdha lundruese, ne ndoshta kemi gjithashtu një vinç që ngre ngarkesën më të madhe në Evropë dhe jemi gati të mirëpresim anije të mëdha dhe megajahte për riparim në Bijela,” tha ai. Abazoviq dhe ministrat vizituan edhe  vendndodhjen e terminalit të ardhshëm të ujit në aeroportin e Tivatit.

SHARE