RTMZ, KOMPANIA “CEROVO” DHE QEVERIA E MZ NËNSHKRUAN MEMORANDUM BASHKËPUNIMI

Ministria e Shëndetësisë së MZ, Radio Televizioni i Malit të Zi dhe Kompania “Cerovo”, nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit, i cili parasheh realizimin e projektit “Për institucionet më të bukura shëndetësore”.

Qëllimi i bashkëpunimit është që nëpërmjet realizimit të aktiviteteve të përbashkëta të krijohen kushte cilësore për punë dhe ofrim të shërbimeve në institucionet shëndetësore. “Realizimi i projektit do të fillojë në ditët në vijim dhe në kuadër të tij do të bëhet sanimi, përshtatja  dhe rikonstruimi në Klinikën për Ortopedi dhe traumatologji të Qendrës Klinike të MZ, pastaj Qendrave Shëndetësore në Mojkovcë dhe Tivarë dhe stacioneve shëndetësore në Sutomore dhe Katërkollë, si dhe Spitalit të Përgjithshëm në Plevla”, kumtuan nga Ministria e shëndetësisë.

Kompania “Cerovo” , do të sigurojë materialin ndërtimor, fuqinë punëtore dhe do të kryejë të gjitha punët e nevojshme për sanimin dhe përshtatjen e ndërtesave me vlerë të përgjithshme mbi 50 mijë euro.

Ndërsa Televizioni i Malit të Zi do të sigurojë shikueshmërinë e projektit përmes monitorimit të vazhdueshëm të medies dhe promovimit të të gjitha aktiviteteve gjatë kohëzgjatjes së projektit.

SHARE