Në seancën e sotme, Qeveria e MZ, miratoi rebalancin e buxhetit dhe u vendos që akciza mbi produktet e duhanit të zvogëlohen, kështu që çmimet e paketave të cigareve do të jenë mesatarisht 20 deri në 30 cent më të ulta.
“Taksat e akcizës për produktet e duhanit kthehen në nivelin e dhjetorit të vitit 2017,” u publikua në llogarinë Twitter të Qeverisë së MZ.
Kujtojmë se sipas rritjes së akcizave, cigaret në Malin e Zi që nga 1 janari i vitit 2018 janë rritur nga 0.30 deri në 0.50 cent për paketë, që do të thotë se pritet të bëhen njëjtat ulje të çmimeve.