GJELOSHAJ: KRIVOKAPIQ DËSHIRON TI MARRË MANDATIN ASH-së NË PODGORICË

Bartësi i listës së ASH-së për Kuvendin e Podgoricës, Nik Gjeloshaj, deklaroi se me ndihmën e qytetarëve, shqiptarët arritën të përfaqësohen në Kuvendin e Kryeqytetit, prandaj, siç thotë ai, as lideri i Partisë Social Demokratike Ranko Krivokapiq, as Demokratët dhe as Partia Demokratike e Socialistëve, nuk do të arrisin të marrin mandatin e tyre.

“Një fushatë shumë e ashpër parazgjedhore nga aktivistët lokal të PDS, Demokratëve dhe LDSH kundër Alternativës Shqiptare dhe mua personalisht përjetoi fiasko. Domethënë, të gjithë u përpoqën të ndalojnë Alternativën Shqiptare, të fitojnë mandatit në Kuvendin e Kryeqytetit të Podgoricës. Atë që ata nuk arritën në zgjedhje po përpiqen tani të zbatojnë  me manipulime të ndryshme duke përsëritur zgjedhjet në disa vendvotime”, tha ai.

Gjeloshaj thotë se këtë veprim të pa ndershëm tani është duke e bërë Partia Social Demokratike dhe lideri i saj Ranko Krivokapiq, në mënyrë që siç thotë ai po përpiqet të pastrojnë Kuvendin e Kryeqytetit, nga një përfaqësues autentik shqiptar.

“Gjithkush e ka të njohur se PDS, e ka  shumicën absolute dhe se me përsëritjen e zgjedhjeve nuk mund të rrezikohet shumica e fituar e PDS-së, por qëllimi është të hiqet mandati i shqiptarëve dhe këtë po e bën Partia Social Demokratike dhe Ranko Krivokapiq. Ju thashë para zgjedhjeve që ju nuk mund t’i pengoni shqiptarët që të kenë përfaqësuesin e tyre dhe tani po ju them se nuk do të arrini të merrni mandatin e Shqiptarëve”, përsëriti Gjeloshaj.

“Besoj se Gjykata Kushtetuese do të vlerësojë se ankesa nuk ka asnjë bazë dhe se të gjithë njerëzit që votuan me anë të letrës duke votuar për kë do, jo vetëm në atë vendvotim, por në të gjithë Podgoricën, nuk munden të ndryshonin vullnetin zgjedhor të qytetarëve, prandaj kush ka të drejtë që për shkak të 6 votave, të ndryshojnë vullnetin zgjedhor të mbi 100 mijë qytetarëve”, përfundoi Gjeloshaj

SHARE