Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq komentoi mendimin e Komisionit Evropian mbi marrëveshjet me Emiratet e Bashkuara Arabe, duke thënë se është shumë i kënaqur me përgjigjen e tyre dhe se nuk sheh asnjë problem që në një votim të dytë 81 deputetë të mbështesin marrëveshjen “e cila do të rrisë ekonominë e Malit të Zi”.
„Nuk kam marrë mendimin formal, por Marrëveshja nuk është kundër legjislacionit evropian. Kjo ishte thelbi i pyetjes. Jam shumë i kënaqur me një përgjigje të tillë. Kjo tregon që Qeveria kishte të drejtë kur tha se marrëveshja është plotësisht në përputhje me legjislacionin evropian. Ne jemi plotësisht të përputhur me legjislacionin evropian,“ theksoi kryeministri.
Spajiq thotë se nuk ka asnjë pengesë që marrëveshja të miratohet në parlament.
„Dhe mendoj se këtë herë 81 deputetë ka të drejtë të votojë për një marrëveshje fenomenale që do ta rrisë ekonominë e Malit të Zi,“ tha ai.