Foto: Vijesti
Kryetari i Komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, theksoi se gatishmëria e komisioneres së Komisionit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, për të mbrojtur parimet e transparencës, ligjshmërisë dhe interesit publik është një mesazh i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Malit të Zi.
Nimanbegu përshëndeti reagimin e komisioneres Kos, e cila, sipas tij, e theksoi publikisht dhe vuri në dukje aspektet shqetësuese të Marrëveshjes midis Qeverisë së Malit të Zi dhe Qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).
„Gatishmëria e saj për të mbrojtur parimet e transparencës, ligjshmërisë dhe interesit publik është një mesazh i rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Malit të Zi, dhe veçanërisht për ne në Ulqin, që ndodhemi në qendër të këtij procesi të kontestuar,“ theksoi Nimanbegu.
Ai i bën thirrje të gjitha institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë relevantë që të shqyrtojnë këtë rast në tërësi.
„Jo vetëm si një çështje ekonomike dhe ekologjike, por edhe si një sfidë të rëndësishme për të drejtat e pakicave, të drejtat e qytetarëve për vetëqeverisje lokale dhe parimet e menaxhimit demokratik. Ulqini nuk kërkon asgjë më shumë përveç respektimit të ligjit, dinjitetit dhe barazisë,“ theksoi Nimanbegu.