IVANOVIQ: QËNDRIMI I QEVERISË PËR PËRPUTHSHMËRINË E MARRËVESHJES ËSHTË KONFIRMUAR NGA KE-ja

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Letra e komisioneres për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, në të cilën në mënyrë eksplicite konfirmohet se Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e turizmit dhe zhvillimit të pasurive të paluajtshme ndërmjet Malit të Zi dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, në formën dhe përmbajtjen e saj, nuk përmban dispozita që do të ishin në kundërshtim me legjislacionin e Bashkimit Evropian, përbën konfirmimin e asaj që e kam deklaruar qartë në seancën e Komisionit për Politikë të Jashtme (AFET) të Parlamentit Evropian, deklaroi zëvendëskryeministri Filip Ivanoviq.

“Siç e theksova atëherë, marrëveshjet në përmbajtjen e tyre nuk janë në kundërshtim me rendin juridik të Bashkimit Evropian, as me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Përkundrazi, kjo është shprehur qartë në marrëveshje. Gjithashtu, është e rëndësishme të kujtojmë se implementimi dhe konkretizimi i tyre ende nuk ka filluar, prandaj tani nuk mund të flitet për efektin e tyre të vërtetë juridik apo praktik,” tha ai.  R

ekomandimet që vijnë nga Komisioni Evropian i pranojmë, siç thotë ai, me vëmendje të plotë dhe respekt.

„Mali i Zi mbetet në mënyrë të qëndrueshme i përkushtuar në rrugën e tij evropiane. Të gjitha aktivitetet ndërkombëtare të Qeverisë janë të orientuara drejt forcimit të marrëdhënieve ekonomike, por gjithmonë në përputhje me qëllimin strategjik të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe detyrimet që rrjedhin nga ky proces,“ deklaroi Ivanoviq.

SHARE