IBRAHIMOVIQ: DIPLOMATËT JANË MBROJTËSIT E REPUTACIONIT TË MALIT TË ZI

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ervin Ibrahimoviq, me rastin e shënimit të Ditës së Diplomacisë malazeze, e cila shënohet për herë të parë sot, ka thënë se kjo ditë është një homazh për historinë e lavdishme të diplomacisë malazeze.

“E themeluar vitin e kaluar, në shenjë kujtimi për reformat e Senatit nga koha e Principatës së Malit të Zi në vitin 1874, kur u krijua Zyra e Principatës për Çështjet e Jashtme, paraardhëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Principatës dhe Mbretërisë së Malit të Zi. Kjo ditë është një homazh për historinë e lavdishme të diplomacisë malazeze, si dhe për personalitetet e shquara që gjatë shekujve ndihmuan në ndërtimin e reputacionit ndërkombëtar të vendit tonë,” thuhet në njoftim.

Kujtojmë, siç thotë ai, gjithashtu të gjithë diplomatët që kontribuan në themelimin dhe zhvillimin e Malit të Zi modern, duke afirmuar vlerat e larta të lirisë, besnikërisë ndaj atdheut dhe duke ruajtur karakterin multietnik dhe harmoninë multireligjioze të shoqërisë sonë.  

“Falë këtyre përpjekjeve, sot jetojmë në një Mal të Zi demokratik, evropian dhe euroatlantik – anëtar i NATO-s, anëtar i ardhshëm i Bashkimit Evropian, një shtet që është një partner i besueshëm ndërkombëtar, i përkushtuar ndaj fqinjësisë së mirë dhe i përkushtuar ndaj vlerave të multilateralizmit. Kjo ditë është gjithashtu një mundësi për të theksuar rolin e rëndësishëm të diasporës në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kulturore-historike të Malit të Zi në të gjithë botën,” tha Ibrahimoviq.

SHARE