TUZI NUK DO TË FITOJ REPARTIN E SIGURISË

Drejtori i Administratës së Policisë, Zoran Brgjanin, refuzoi iniciativën e Kryetarit të Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, për të krijuar repartin e sigurisë në Tuz, i cili do të ishte një njësi organizative brenda Qendrës së Sigurisë në Podgoricë, shkruan Dan. Refuzimi u arsyetua me rritjen e numrit të të punësuarve, si dhe kushtet e këqija në ndërtesën ekzistuese të policisë në Tuz, dhe e gjithë kjo do të kërkonte kosto shtesë për buxhetin e Ministrisë së Brendshme dhe Administratës së Policisë. “Nëse këtë gjë do ta kishte kërkuar Zhablaku, Danilovgradi ose ndonjë qytet tjetër, do të ishte realizuar.  Meqenëse në Tuz jetojnë shqiptarët, Drejtoria e Policisë refuzoi kërkesën tonë.  Diskriminimi në bazë të përkatësisë etnike vazhdon për Komunën e Tuzit ”, tha Gjeloshaj.

SHARE