SEKULLIQ: NË MAL TË ZI, ASKUSH NUK ËSHTË INFEKTUAR PAS VAKSINIMIT

Sipas të dhënave të fundit, mbi 57 mijë qytetarë u vaksinuan me dozën e parë dhe 27 mijë me dozën e dytë të vaksinës deri në orën 20 të mbrëmjes së kaluar, tha Aleksandar Sekulliq nga Ministria e Shëndetësisë. Instituti për Barnat dhe Mjetet e Malit të Zi nuk regjistroi një rast të vetëm që dikush të infektohet pas vaksinimit, shtoi ai. Në 24 orët e para, rreth 10 mijë qytetarë u vaksinuan, në ditën e dytë rreth 10,300, që do të thotë se mbi 20,000 qytetarë u vaksinuan brenda dy ditësh,”tha Sekulliq si mysafir në programin e mëngjesit të TVMZ. Ai vuri në dukje se imunizimi po shkon mirë tani për tani dhe shpreson që të vazhdojë.  Ai njoftoi se një tjetër kontigjent i vaksinave ruse do të mbërrij në maj. Ai pret që rreth 100 mijë qytetarë të vaksinohen brenda një muaji.

SHARE