SOT SHËNOHET 115-VJETORI I KRYENGRITJES SË MALËSISË

Foto: TV Boin

Sot, më 6 prill, shënohet 115-vjetori i Kryengritjes së Malësisë, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare.

Kjo kryengritje, e udhëhequr nga Ded Gjo Luli, përfaqëson një moment të veçantë të qëndresës dhe guximit të shqiptarëve përballë Perandorisë Osmane.

Më 6 prill të vitit 1911, në Deçiq, u ngrit flamuri kombëtar shqiptar, duke shënuar një akt historik që i dha hov lëvizjes për liri dhe pavarësi.

Kryengritja e Malësisë konsiderohet si një ndër ngjarjet që parapriu Shpalljën e Pavarësisë së Shqipërisë, duke forcuar ndërgjegjen kombëtare dhe duke bashkuar shqiptarët në rrugën drejt shtetformimit.

Në këtë përvjetor, kujtohen me respekt dhe mirënjohje të gjithë ata që kontribuan në këtë kryengritje, duke lënë pas një trashëgimi të vyer për brezat që vijnë.

SHARE