Franca sot është zgjuar në një ditë të re të mobilizimit masiv kundër planit të qeverisë për reformat e pensioneve.
Qeveria franceze dhe presidenti Emmanuel Macron nuk kanë shprehur gatishmëri të mbështesin reformën e pensioneve dhe takimi i djeshëm mes kryeministres Elisabeth Borne dhe sindikatave nuk dha një rezultat pozitiv.
Sindikatat dhe punëtorët mbeten të vendosur në kundërshtimin e tyre ndaj reformës së pensioneve pasi kjo do të jetë dita e 11-të e mobilizimit që nga muaji janar, me greva të ashpra dhe protesta mbarëkombëtare.
Mediat lokale raportuan se kompania kombëtare hekurudhore ‘SNCF’ dhe kompania rajonale e transportit në Paris ‘RATP’ thanë se trafiku i tyre do të përballet me ndërprerje. Mësuesit e shkollave fillore, punonjësit e energjisë dhe ata nga sektorë të tjerë organizuan greva, ndërsa studentët në shumë qytete franceze, përfshirë qytetet Lion dhe Nice, bllokuan hyrjet në universitete.
Aktet e dhunës njollosën protestat gjatë javëve të kaluara, kur grupet shkelëse të ligjit u vunë zjarrin orendive të rrugës, ndërtesave të ndryshme dhe koshave të plehrave, si dhe sulmuan forcat e sigurisë.