Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, diskutuan mbi çështjen e Ukrainës në një bisedë telefonike.
Blinken dhe Guterres në bisedën e tyre përsëritën rëndësinë e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.
Sipas një deklarate nga Departamenti amerikan i Shtetit, thuhet se Blinken gjatë bisedës shprehu shqetësimin për pengesat e Rusisë që vazhdojnë ndaj eksporteve ushqimore të Ukrainës.
Ndër të tjera, Blinken falënderoi Guterres-in për përpjekjet e tij për të forcuar Marrëveshjen e Korridorit të Drithit.