Çifti ukrainas martohet në mes të pushtimit rus – fotografitë e dasmës i realizuan mes rrënojave të Kharkivit

Një çift nga Ukraina janë martuar pikërisht në kohën kur po ndodhë pushtimi, ku dyshja ndërruan unazat në Kharkiv duke festuar këtë moment në një ambient lufte – pra pranë rrënojave të ndërtesave të bombarduara.

Nastya Gracheva dhe Anton Sokolov, janë fotografua pak çaste pasi u martuan në mes të rrënojave të një kompleksi në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar në Twitter, dyshja shfaqen duke pozuar mes rrënojave dhe tregojnë sesi martesa e tyre duket fantastike në qytetin që vazhdimisht është nën sulmet ruse.

Që të dy ishin infermier para se të shpërthente lufta, e prej atëherë merren me punë vullnetare – duke u ofruar shërbime medicinale të gjitha atyre që kanë nevojë.

Nastya ka punuar si infermiere në një klinikë onkologjike, derisa Anton ka punuar si mjek para pushtimit rus në Ukrainë.

Thuhet se dyshja kur mbetën pa ilaçe dhe pajisje medicinale, filluan të mbledhin para dhe të i blejnë ato, për t’ju ofruar ndihmë banorëve që kishin nevojë t’i nënshtrohen intervenimeve të ndryshme.

E pavarësisht që Kharkivi po pret që forcat ruse të tërhiqen nga ky vend, kjo nuk e ndali Nastyan dhe Antonin që të festojnë martesën e tyre. /Telegrafi/

SHARE