ISHP: 9 TË VDEKUR, 290 RASTE TË REJA

Në Malin e Zi, nëntë persona të tjerë vdiqën nga efektet e koronavirusit dhe u regjistruan 290 raste të reja të infeksionit, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Pacientët e vdekur ishin nga komunat: Podgorica (3), Berane (1), Tivari (1), Ulqini (1), Plevla (1), Nikshiqi (1) dhe Mojkovci (1). Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin Covid-19 në Malin e Zi që nga fillimi i pandemisë është 1,326. Deri në orën 15:00, u raportua shërimi i 483 pacientëve. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Malin e Zi është 5.192, 63 në komunën e Tuzit.

SHARE