110 VJETORI I KRYENGRITJES SË MALËSISË

Më 6 prill, në vitin 1911, në malin Deçiq, u ngrit flamuri kombëtar, për herë të parë pas periudhës së Gjegj Kastriotit Skenderbeut. Kryengritja e Malësisë e vitit 1911, përfundoi me çlirimin e këtyre trevave nga pushtuesi shekullor otoman. Ngritja e flamurit kombëtar do ti paraprijë pavarësisë së Shqipërisë, një vit më vonë me ngritjen e flamurit kombëtar në Vlorë. Kryengritjen e Malësisë e organizuan trimat malësor të udhëhequr nga kryetrimi Dedë Gjo Luli, i cili më vonë është shpallur hero kombëtar. Sot, kjo datë u shënua me homazhe në Bratil ku u ngrit flamuri shqiptar. Në këtë shtegtim prezent ishte kryetari i komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, nënkryetari Ivan Ivanaj, menaxheri Marash Dukaj, si dhe disa aktivistë nga LDSH. Gjatë ditës së sotme në një ceremoni u bë ndarja e dekoratave nga institucioni i presidencës së Republikës së Shqipërisë për trimat malësorë, ndërsa aktivitet tjetër gjatë ditës së sotme ka organizuar Shoqata Dedë Gjo Luli tek shtëpia muze e Dedë Gjon Lulit në Bardhaj.

SHARE