“Është Gjykata Kushtetuese ajo që duhet të thotë fjalën e saj, nëse duhet të ketë zgjedhje të reja apo jo”. Kështu u shpreh kryeministri i Kosovësm Albin Kurti në një konferencë për mediat, pas vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit për shkak të dështimit të zgjedhjes së presidentit deri më 5 mars.
Në arsyetimin e tij Kurti thekson se procesi i zgjedhjes së presidentit nuk ka mbërritur në raundin e tretë, që do të çonte në zgjedhje të reja.
“Ky proces nuk arriti ta konsumojë as rundin e parë, pasi munguan të gjitha deputetët e partive opozitare dhe partia e cila vazhdon të dirigjohet nga Beogradi. Të gjithë e keni parë mbrëmë pamjen e seancës, kush ishte në qendër, kush nuk ishte në qendër nuk ishte sepse nuk erdhi. Asnjë deputet që mungoi nuk ka njoftuar kryetaren për arsyen e mungesës, prandaj është lënda në Kushtetuese. Është detyrë e deputetëve ta kryejnë detyrën e tyre për siç i ka zgjedhur populli, të vijnë në vendin e tyre të punës dhe aty të marrin pjesë dhe të votojnë. Ndodhemi në një situatë kur unë nuk besoj që mund të flasim për zgjedhje pa e thënë fjalën e fundit Kushtetuesja. Ata kanë një materie që duhet ta analizojnë. Duhet të ketë dështim në raundin e tretë që të shpërndahet kuvendi dhe të përgatitemi për zgjedhjet e reja”, u shpreh Kurti.
Sipas tij zgjedhjet e reja nuk do të ishin zgjidhje dhe do të kushtonin 10 milionë euro.
“Nuk besoj që zgjedhjet e përsëritura janë zgjidhje e re përkundrazi do vazhdojë të ketë agoni legjislative që është e panevojshme dhe së paku zgjedhjet do të kushtojnë 10 milionë euro”.









