“Trimi i babës”, kënga më e re nga Gold AG

Gold AG ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor të titulluar “Trimi i babës”.

Kënga, e publikuar në platformën YouTube, është shoqëruar edhe me videoklip.

Teksti dhe muzika është realizuar nga vet artisti me orkestrim nga Wirusi.

Videoklipi ndërkohë i është besuar produksionit të njohur, ‘Imagine Films’.

Ky projekt është lansuar në nder të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Veç kësaj, këngëtari nga Presheva i ka dedikuar edhe shumë këngë të tjera dëshmorëve, atyre që dhanë jetën për liri.

Pikërisht sot (5 mars) janë bërë 25 vjet të rënies së komandantit legjendar, Adem Jashari, familjes së tij dhe Jasharajve të tjerë. /Telegrafi/

SHARE