Pas 15 vite negociatash dhe në vazhdën e një seancë maratonë 40 orëshe, OKB-ja vendosi për traktatin për mbrojtjen e diversitetit biologjik të deteve të hapura.
Detet e hapura zgjojnë interesin ekonomik, ato mund të jenë minierë ari për zbulime ilaçesh apo lëndë plastike, thonë ekspertët.
Bashkësia ndërkombëtare debaton prej një dekade e gjysmë për mbrojtjen e deteve të hapura.
Si dete të hapura përcaktohen dy të tretat e deteve në botë që nuk janë zona ekskluzive ekonomike të një shteti, sepse janë 370 km larg brigjeve të një vendi.
Deri tani mbrohen me marrëveshje vetëm 1% e deteve të hapura.
Qëllimi i bisedimeve ishte krijimi i premisave që deri në fund të kësaj dekade të paktën 30% e deteve të hapura në botë të shpallen të mbrojtur.
Marrëveshja synon mbrojtjen e divesitetit biologjik jashtë ujërave territoriale në dete.
Përveç kësaj do të përcaktohen rregullore për verifikimin e mjedisit para shfrytëzimit ekonomik, ekspeditave dhe aktiviteteve të tjera.
Problematike ishte në konferencë edhe një çështje tjetër, se si duhet të vendoset për zonat e mbrojtura detare jashtë ujërave territoriale, me shumicë apo me unanimitet.
Sidomos Rusia kishte këmbëngulur për vendime unanime, gjë që i afrohej një vendosjeje të vetos.
Teksti i marrëveshjes përfundimtare për momentin, nuk është bërë publik, por sipas të dhënave të diplomatëve aty është shënuar, se vendimet duhet të merren me një shumicë prej tre të katërtash.