ABAZOVIQ: JAM I BINDUR SE GJELOSHAJ DO TË JETË EDHE MË I SUKSESSHËM NË MANDATIN E ARDHSHËM

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq ka uruar fitoren e Forumit Shqiptar në zgjedhjet lokale që u mbajtën dje në Tuz.

“Një politikë e dedikuar për të mirën e të gjithë qytetarëve duhej të rezultonte me rezultat pozitiv. Jam i bindur se kolegu im Nik Gjeloshaj do të jetë edhe më i suksesshëm në punën e tij në mandatin e ardhshëm. Mezi pres projekte të reja në Komunën e Tuzit”, tha Abazoviq.

SHARE