Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Ministri i Financave, Novica Vukoviq, deklaroi se ekonomia e Malit të Zi po rritet, financat publike janë të qëndrueshme dhe vendimet reformuese merren në përputhje me standardet evropiane.
Ai theksoi se vendi ka hyrë në fazën përfundimtare të procesit të anëtarësimit në BE dhe me rezultatet e arritura, pritet që deri në fund të vitit 2026 të mbyllen të gjithë kapitujt e negociatave.
Programi i Reformave Ekonomike 2026–2028 u vlerësua nga Komisioni Evropian si i besueshëm, i strukturuar mirë dhe fiskalisht i qëndrueshëm, me përparim të dukshëm në menaxhimin e financave publike, politikën tatimore dhe transparencën buxhetore.
Vukoviq theksoi rëndësinë e disiplinës fiskale, ciklit të fuqishëm të investimeve dhe përmirësimit të standardit të jetesës, duke ruajtur plotësisht përputhshmërinë me legjislacionin evropian.
Sipas tij, financimi i obligimeve do të bëhet nga të ardhurat vetanake, ndërsa borxhi i ri do të përdoret vetëm për projekte kapitale që forcojnë rritjen afatgjatë, konkurrencën dhe rezistencën e ekonomisë, duke vendosur bazat për anëtarësimin e Malit të Zi në BE në vitin 2028.









