JAKSHIQ-STOJANOVIQ NË DUBAI: ARSIMI ËSHTË THEMELI I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Angjella Jakshiq-Stojanoviq, mori pjesë në një takim në kuadër të Këshillit Global për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Takimi, që mblodhi ministra dhe vendimmarrës nga 17 vende të botës, ishte një mundësi për të prezantuar rezultatet e arritura që lidhen me 17 objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, si në nivel kombëtar, ashtu edhe global.

Gjatë fjalës së saj, ministrja Angjella Jakshiq-Stojanoviq vuri theksin në përmirësimin e cilësisë së arsimit përmes krijimit të politikave moderne arsimore të përshtatura me Agjendën 2030, shkëmbimin e praktikave të mira, forcimin e përfshirjes dhe ndërtimin e një sistemi arsimor cilësor, të aksesueshëm për çdo fëmijë, si dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ajo i kushtoi vëmendje të veçantë Strategjisë së Reformës së Arsimit 2025–2035, duke theksuar rëndësinë e arsimit për zhvillim të qëndrueshëm dhe aftësi të gjelbra, si dhe prezantoi rezultatet e arritura deri tani.

Gjithashtu, ajo paraqiti planet dhe iniciativat e ardhshme, si në nivel kombëtar, ashtu edhe global, për të kontribuar në realizimin e suksesshëm të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm në të gjitha nivelet.

SHARE