Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore
Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi Nikollë Camaj ka biseduar sot me Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut (PAM), Sergio Piazzi.
Nënkryetari Camaj theksoi se është jashtëzakonisht i kënaqur që në vitin jubilar – 20 vjet nga themelimi i PAM-it, ti kenë mysafirë në Parlamentit të Malit të Zi.
Nënkryetari Camaj tha se është i bindur se Mali i Zi, i cili ka kandidatin e tij për postin e nënkryetarit të PAM-it, e meriton këtë vend si për shkak të progresit të tij drejt BE-së, ashtu edhe për shkak të bashkëpunimit konstruktiv me të gjithë anëtarët e PAM-it.
„Pozita e nënkryetarit të PAM-it do të ishte një shtysë shtesë për Malin e Zi në rrugën e tij drejt BE-së,“ theksoi Camaj, duke shtuar se Mali i Zi do të vazhdojë të punojë me përkushtim në përmbushjen e detyrave nga agjenda e BE-së.
Mali i Zi është multietnik, multikonfesional, ku e tillë është edhe Qeveria jonë, në të cilën të gjithë punojnë së bashku, tha Camaj, dhe vazhdoi duke thënë se beson se Mali i Zi ka qenë me fat me popujt pakicë, mbështetjen e të cilëve shteti e ka pasur gjithmonë për rrugën e tij drejt BE-së.
Sekretari i Përgjithshëm i PAM-it Sergio Piazzi theksoi se Mali i Zi është një shembull i mirë pikërisht për shkak të harmonisë së tij multietnike dhe se vlerëson gjithçka që është bërë në rrugën drejt BE-së.
Ai gjithashtu nënvizioi se e konsideron jashtëzakonisht të rëndësishme që PAM të ketë një nënkryetar që vjen nga Ballkani Perëndimor.
“Italia e mbështet fuqishëm politikën e zgjerimit të BE-së dhe këtë e kemi konfirmuar së fundmi në Bruksel,” tha Piazzi.
Camaj përsëriti qëndrimin e tij se për Malin e Zi nuk ka alternativë tjetër përveç BE-së.
Në një atmosferë miqësore, Camaj dhe Piazzi u pajtuan se perspektiva e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe ndërkombëtare qëndron në zhvillimin e mëtejshëm të diplomacisë parlamentare, të cilës i jep një kontribut të madh platforma e PAM-it.