GJELAJ: AUSTRIA ËSHTË NJË PARTNER I RËNDËSISHËM, MUND TË OFROJË MBËSHTETJE NË FUSHA TË NDRYSHME

Foto: Komuna e Tuzit

Kryetari i komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, së bashku me bashkëpunëtorët e tij ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Mal të Zi, Kristijan Shtajner.

Gjatë takimit, siç thuhet në komunikatën për media, u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet komunës së Tuzit dhe Ambasadës së Austrisë, duke vënë në pah mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

„Austria është një partner i rëndësishëm për shumë vende të Ballkanit dhe si e tillë mund të ofrojë mbështetje në fusha të ndryshme,“ u shpreh Gjelaj.

Në anën tjetër, ambasadori vlerësoi përpjekjet e vetëqeverisjes lokale për zhvillimin e vendit si dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur iniciativa të përbashkëta në fusha të ndryshme shoqërore.

SHARE