RADOVIQ: TË PËRKUSHTUAR PËR FORCIMIN E STABILITETIT DHE QËNDRUESHMËRINË E SEKTORIT FINANCIAR

Banka Qendrore e Malit të Zi do të jetë plotësisht e përkushtuar për forcimin e mëtejshëm të stabilitetit dhe qëndrueshmërisë së sektorit financiar, tha guvernatorja e Bankës Qendrore të Malit të Zi Irena Radoviq në një bisedë me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, Xhudi Rajzing Rajnke.

Radoviq, siç raportohet nga BQMZ, e informoi Rajnkën për gjendjen aktuale në sektorin bankar, i cili, sipas parametrave të biznesit dhe shkallës së përputhshmërisë me parimet e praktikës ndërkombëtare, standardet dhe rregulloret, “përfaqëson pjesën më të qëndrueshme të ekonomisë malazeze”.

Rajnke theksoi se është e rëndësishme të ruhet orientimi euroatlantik i Malit të Zi. Ajo theksoi se SHBA-të janë të gatshme të mbështesin proceset reformuese që do ta afrojnë Malin e Zi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) dhe do të forcojnë besueshmërinë e tij si aleat i NATO-s.

“Ambasada e SHBA shpreh gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar me BQMZ në iniciativat që fokusohen në forcimin e mëtejshëm të stabilitetit financiar,” tha ambasadorja.

SHARE